Ekspertët e BE-së vijnë në Kosovë për inspektimin e përmbushjes së rekomandimeve për liberalizimin e vizave

10.03.2016 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Më 18 dhjetor 2015, Komisioni Evropian publikoi raportin e fundit në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ky raport ka konstatuar se nga gjithsejtë 95 kritere të Udhërrëfyesit, 87 janë zbatuar plotësisht, gjersa ka dhënë rekomandime për 8 kritere që janë vlerësuar si të plotësuara pjesërisht.

E për të vlerësuar se a janë përmbushur krejtësisht këto rekomandime, me datë 17  dhe 18 Mars në Kosovë do të qëndroj një mision vlerësues i ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së, njofton Ministria e Integrimeve.

Misioni vlerësues do të jetë i përbërë nga katër ekspertë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zyrtarë të Komisionit Evropian. Ky mision i paraprinë vizitës së Komisionerit Avramopoulos i cili pritet të realizojë vizitën e paralajmëruar në Kosovë për tu njohur për së afërmi me progresin e bërë në adresimin e kritereve të fundit për të rekomanduar më pastaj heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Raporti i dhjetorit 2015 që Komisioni Evropian e ka quajtur të fundit në këtë proces, përcakton katër prioritetet kyçe për periudhën e mbetur të dialogut për liberalizimin e vizave që përfshinë: 1). Transferimin e  një numër të mjaftueshëm të gjykatësve në departamentet e krimeve të rënda të gjykatave themelore; 2). Ndërtimin e një historiku të hetimeve, vendimeve të gjykatës dhe konfiskimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar; 3). Sigurimin për pavarësisë operacionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; dhe 4) Demonstrim se legjislacioni për procedurat e ndryshimit të emrit është zbatuar. Po ashtu, Komisioni Evropian kishte përcaktuar katër kritere të cilat do të monitorohen, përgjatë kësaj periudhe, përkatësisht: Progresin në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në shpenzimin e fondit për riintegrim; adresimin e arsyeve për shkallën e ulët të njohjes për azil-kërkuesit; dhe në sigurimin e objektit dhe pavarësisë financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftimin e MIE-së.

Ministria për Integrim Evropian ka koordinuar procesin dhe së bashku me institucionet tjera përgjegjëse, kanë bërë pregaditjet e nevojshme për të pritur misionin vlerësues dhe për të prezantuar të gjitha masat e ndërmarra në zbatimin e 8 rekomandimeve të fundit në këtë proces.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin