Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i heroit Isa Boletini në Mitrovicë.
I pari i AAK-së ka thënë se Boletini dikur ka qenë garantues i pavarësisë dhe i tërësisë territoriale.
“Po nderojmë tek varri i Isa Boletinit, tek kulla e Isa Boletinit, heroi ynë shqiptar, dikur garantues i pavarësisë, sot garantues i tërësisë territoriale të Kosovës. Lavdi e përjetshme. Sa të është Isa këtu Kosova është një”, ka thënë Haradinaj në një video që e ka publikuar në Facebook.

















