Ky është asambleisti i LDK’së që sulmoi seksualisht të miturën (Foto)

E publikuar: 09/03/2016 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

48 orë ndalim policor janë caktuar nga policia e Kosovës për asambleistin e LDK’së Bekim Muja. Ky i fundit ishte denoncuar nga një nxënëse e shkollës për ngacmim seksual.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Është arrestuar i dyshuari B.M. nga Mitorvica”, tregoi Zahiti.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar në polici për 48 orë.

/Express/