Ja si Kuvendi planifikon të kapë gazin e opozitës

09.03.2016 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja si Kuvendi planifikon të kapë gazin e opozitës

Hedhja e gazit lotsjelles ne Kuvend Hedhja e gazit lotsjelles ne Kuvend
Kuvendi i Kosovës ka vendosur të blejë skanera specialë për kontrollimin e çdo personi që hyn në mjediset e legjislativit kosovar.

Të sfiduar prej muajsh nga futja “misterioze” e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit, nga deputetët opozitarë, zyrtarët e Kuvendit presin që skanerët e rinj të kontrollojnë me imtësi, nëse kapsollat gjenden në trupin e një personi.
Për blerjen e skanerit special, Kuvendi ka kërkuar nga Qeveria një buxhet prej 270 mijë eurosh, i cili është miratuar nga kabineti qeveritar.
“Kuvendi i Kosovës ka saktësuar se, ka nevojë për skanerin e tipit ‘teknologjia valore milimetrike’, që përmbush kërkesat e këtij institucioni”, tha Kujtim Shala, zv.kryeministër i Kosovës.
Zyrtarë të Kuvendit nuk kanë pranuar të flasin për specifikat e skanerit dhe kohën se, kur pritet ta instalojnë, por eksperti i Kriminalistikës Milazim Gashi beson se, me këtë pajisje, gazi lotsjellës nuk do të mund të kalojë më pa u zbuluar.
“Ka skanera që e kapin gazin në mënyrë milimetrike, në mënyrë që e zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e gazit, apo të ndonjë natyre tjetër. Besoj që është një veprim i vonuar, por është hapi i duhur, që Kuvendi i Kosovës ta mbyllë njëherë e përgjithmonë këtë çështje në konceptin profesional, në konceptin e sigurisë, që deputetët të mos kalojnë në formën më të vrazhdë, siç kanë kaluar më herët”, tha Milazim Gashi, ekspert i Kriminalistikës.
Deri tani, për futjen e gazit lotsjellës janë hedhur shumë hipoteza, asnjë e vërtetuar gjithsesi, por në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit janë hedhur edhe dyshime për bashkëpunim të opozitës me sigurimin e Kuvendit, sikurse edhe te cilësia e dobët e pajisjeve të kontrollit në hyrje./ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve