Shoqëria civile nuk po ka qasje në kontratat e mëdha tenderuese

09.03.2016 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Qeveria e Kosovës po vlerësohet të jetë e mbyllur sa i përket procedurave të prokurorimit publik. Kështu u tha edhe sot gjatë një tryeze që ishte organizuar nga Instituti Demokrati i Kosovës (KDI), me temë “Indeksi i transparencës në Prokurimin Publik për kabinetin qeveritar të Kosovës”.

Njëri prej hulumtuesve të KDI-së Visar Sutaj, tha se shoqëria civile nuk ka qasje në kontrata të mëdha tenderuese.

Ai tha se sa më e lartë që është transparenca aq më e fuqishme do të jetë llogaridhënia, aq më shumë integritet do të kenë institucionet dhe mbi të gjitha besueshmëria e qytetarëve do të rikthehet.

Dhe krejt kjo sipas Sutaj, në mënyrë që thjesht tatimet që i paguajnë qytetarët do të menaxhohen mirë nga Qeveria dhe në këtë formë mund të kontribuohet në zhvillimin ekonomik.

“Ne vazhdojmë të kemi një Qeveri e cila nuk është e hapur, sidomos kur flitet për aktivitetet e saj të prokurimit për mallra dhe shërbime. Gjatë këtij prezantimi për disa nga indikatorët, të cilët përfshijnë transparencën buxhetore, punën e KRPP-së pastaj edhe qasja në dokumentet publike. Disa nga Ministritë të cilat dalin më problematike sa i përket transparencës së tyre do të prezantohen”, tha Sutaj.

Përfaqësuesi i KDI-së shtoi se nëse ka keqmanxhim të parasë publike, kjo tregon që përveç vullnetit që nuk e ka Qeveria me shty përpara ekonominë e Kosovës gjithashtu kjo është duke ngecur në vazhdimësi.

Kurse, përfaqësuesi I INDEP Burim Bujupi duke folur për trendët e transparencës në nivelin qendrorë tha se shoqëria civile nuk po ka qasje në kontratat e mëdha tenderuese, që sipas tij as një herë nuk iu ra në dorë kontrata e privatizimit të KEK dhe kontrata e ndërtimit të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Ai tha se si shoqëri civile duan ta dinë si po shpenzohen parat publike dhe kjo sipas tij duhet të jetë me një transparencë të plotë.

“Ne si shoqëri civile po dëshirojmë parat të shpenzohen në mënyrë më të mirë, dhe nëse shpenzohen në mënyrën e duhur ato kursehen dhe pastaj publiku në mënyrë indirekte përfiton, pra bëhen edhe investime kapitale me mjetet që kanë mbetur për një tender”, tha Bujupi.

Sipas KDI-së, Ministritë që nuk janë fare transparente prijnë: Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Jashtme dhe Ministra për Kthim. Kurse Ministritë më transparente janë Ministria e Drejtësisë dhe ajo për Tregti dhe Industri.

Duke prezantuar raportin, Artan Canahasi nga KDI tha se për sa i përket njoftimeve për dhënie të kontratës, nga 659 njoftime të tenderëve të publikuar në ueb faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), vetëm 169 prej tyre janë publikuar edhe në ueb faqet e institucioneve apo në përqindje vetëm 21 për qind e fituesve të kontratave janë publikuar në ueb faqet e institucioneve përkatës. Canhasi tha se për mos qasje në dokumente publike janë tri Ministri.

“Çfarë kemi matur në qasjet në dokumentet publike? Ky është një indikator të cilin e kemi dërguar një pyetësorë 20 institucioneve qeveritare, 19 Ministri plus në Zyrën e Kryeministrit, ku kemi kërkuar sa kërkesa kanë pasur sa kërkesa kanë refuzuar dhe cilat kërkesa kanë të bëjnë me prokurimin publik… 20 institucioneve(Ministri) që i kemi dërguar pyetësor vetëm tri nuk kanë kthyer përgjigje …. Ato që nuk na kanë dërguar është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo për Kthim dhe Komunitete”, tha Canhasi.

Shpenzimet e fondeve publike përmes prokurimit publik në Kosovë janë në masë të madhe të mbyllura për publikun dhe si rezultat nuk ka qasje dhe mbikëqyrje të duhur nga shoqëria civile, medie dhe vet publiku.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve