Nesër seanca e Kuvendit, opozita takim për ‘gazin lotsjellës’

09.03.2016 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 10:00 do të zhvillojë seancën plenare të radhës. Opozita, e cila kohëve të fundit është lëkundur në qëndrime nëse do të vazhdojë të përdorë gaz lotsjellës për të bllokuar punën e Kuvendit, sot mblidhet në takim për të vendosur se si do të veprohet nesër.

Lëvizja Vetëvendosje, duke u thirrur në emër të opozitës, bën të ditur se do të marr pjesë dhe nuk do të lejojë përsëri zhvillimin normal të punës në Kuvend, raporton lajmi.net.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adonis Tahiri, në një prononcim për lajmi.net pranon se nesër do të jenë në Kuvend për të penguar punën e tij deri në siç tha ai, largimin e kësaj Qeverie.

“Opozita e bashkuar do të merr pjesë në seancën e nesërme. Sigurisht, jo për të lejuar zhvillim normal të punës në Kuvend, por për ta penguar atë. Nuk do të lejojmë aktrimin e normalitetit brenda Kuvendit të Kosovës, përderisa ai Kuvend e ka humbur legjitimitetin dhe është vënë në shërbim të kësaj qeverie antikushtetuese”, tha Tahiri.

Megjithëkëtë, pavarësisht qëndrimit të palëkundur të këtij subjekti, Tahiri nuk ka bërë të ditur për mjetet që kësaj here do të përdorin për ta pamundësuar zhvillimin e punës në Kuvend, marr parasysh që pothuajse secila seancë e herëve të kaluara nuk i ka shpëtuar gazit lotsjellës.

Ndonëse ky subjekt i ka të qarta qëllimet e tyre, dy partitë tjera, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ende nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar nëse do të jenë ose jo të pranishëm gjatë ditës së nesërme në Kuvend.

Ata siç bën të ditur për lajmi.net, thanë se gjatë ditës së sotme do të takohen me liderët e bllokut opozitar për të vendosur se cilët do të jenë hapat që do t’i ndërmarrin për seancën e radhës.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj tha për lajmi.net tha se ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë nesër.

“Grupi Parlamentar ende nuk ka vendos se çka do të bëjë nesër, këtë gjë do ta diskutojmë më vonë”, tha Nitaj.

Të njëjtin qëndrim, e kishte edhe deputeti Haxhi Shala nga Nisma. Ai tha për lajmi.net se ende nuk e kanë një qëndrim të qartë të partive opozitare, por një gjë e tillë tha ai, do të vendoset sot.

“Ende nuk kemi qëndrim të qartë të partive opozitare por besoj që sot do të kemi takim me liderët opozitar dhe do vendosim se çka do të bëjmë nesër”, sqaroi Shala.

Edhe pse kohët e fundit ka pasur zëra se deputetë të Nismas kanë hequr dorë nga përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvend, Shala tha për këtë se ky mund të jetë një mendim individual por qëndrimi do të jetë i përbashkët.

“Qëndrimi do të jetë i përbashkët i tri partive opozitare, të cilin do ta marrin tre liderët. Ata mendojnë që koha e gazit ka përfunduar por prapë do të jetë qëndrimi i përbashkët i liderëve opozitarë, ai mund të jetë nj qëndrim apo një mendim i individëve por qëndrimi do të jetë i përbashkët”, shtoi ai.

Seanca e fundit është mbajtur me 26 shkurt, ditë kjo kur pas shumë tensioneve si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij,  u zgjodh presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”