Ora e Fundit sonte ka qenë në Skenderaj ku disa orë më parë një vogëlush tre vjecar aksidentalisht ka rënë në lumin “Klina”.
I ftuar në Lidhjen Direkte për të diskutuar rreth kësaj cështje ishte zëdhënësi komunal i kësaj komune, Hajriz Koci.
Ai ka konfirmuar për Klan Kosovën se tashmë pas disa orëve kërkimi është gjetur trupi i vogëlushit.
“Konfirmoj trupi i vogëlushit është gjetur”.
“Unë shpreh ngushllimet e mija për familjen në këtë rast tragjik,pasi që familja ka pësuar një humbje të madhe” /Klan Kosova/

















