Veseli: Shteti s’mund të ketë zhvillim të plotë pa gratë

08.03.2016 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli: Shteti s’mund të ketë zhvillim të plotë pa gratë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në mjediset e Kuvendit të Kosovës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Grupit të Grave Deputete, u shfaq filmi dokumentar “Mendoj për Ty”, që i dedikohet viktimave të dhunës seksuale të luftës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, duke u uruar të gjitha nënave dhe grave Festën e 8 Marsit, kryetari Veseli tha se tani në procesin e shtetndërtimit, shoqëria kosovare ka nevojë edhe për një sakrificë tjetër të grave, duke e ngritur dhe avancuar veten përmes pjesëmarrjes në proceset e vendimmarrjes.

Duke kujtuar sakrificën dhe kontributin e grave të Kosovës në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të vendit tonë drejt pavarësisë, Veseli tha se shumë nga to ishin mjeke që shëruan breza të tërë, mësuese që edukuan e mbollën vlerat më të larta në brezat e rinj, heroina gjatë luftës së fundit, e shumë nga to mbijetuan tmerrin e luftës dhe vazhduan të përballen të vetme në heshtje me tmerret dhe aktet çnjerëzore të kryera mbi to.

“Më 12 qershor, vitin e kaluar, kur po shënonim ditën e çlirimit të Kosovës, Prishtina u kthye në kryeqendrën e promovimit të të drejtave të njeriut, të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, me instalacionin artistik ‘Mendoj për Ty’, të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio. Sot ne nuk heshtim më, sot ne jemi zëri i të mbijetuarave. Qëndrojmë të përkushtuar, të palëkundur, të pakompromis, për të garantuar të drejtat e tyre për jetë në paqe me dinjitet, për t’ju ofruar atyre mbrojtjen institucionale dhe shoqërore, duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e tyre të plotë”, theksoi Veseli.

Tani më shumë se kurrë, shtoi kryetari Veseli, vendi ynë ka nevojë për gratë, sepse, siç theksoi ai, një shtet nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa gjysmën tjetër të shoqërisë.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka ligje të mira që garantojnë barazinë gjinore dhe të drejtën e gruas në përgjithësi, por, ai tha duhet punuar më shumë që të krijohet një ambient i përshtatshëm i cili i zbaton ligjet dhe pranon vlerat e reja të gruas. Prandaj, shtoi kreu i Kuvendit, nuk duhet lejuar qe gruaja të përjashtohet nga e drejta e trashëgimisë apo nga ndonjë e drejtë tjetër universale.

“Të dashura zonja, ju ftoj që së bashku ta ndërtojmë një Kosovë ku secila grua të ketë të drejta të barabarta, një Kosovë ku gratë janë sipërmarrëse të suksesshme, profesoresha, mësuese, shkencëtare, artiste, apo çka do dhe çfarëdo që ato dëshirojnë të bëhen, dhe të marrin pjesë në çdo segment të jetës në shoqërinë tonë. Më lejoni të shpreh hapur përkushtimin tim personal se mua do të me keni përkrahës dhe mbështetës në këtë rrugëtim. Ta bëjmë këtë së bashku për gjeneratat e reja, për fëmijët tanë”, tha në fjalimin e tij, kryeparlamentari Veseli.

Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti mbajtën edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu-Kodra.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve