Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi në një intervistë që po e zhvillon në RTV Dukagjini ka thënë se pas zgjedhjes president ka marrë urime edhe nga deputetët e opozitës.
Ai ka përsëritur kërkesën për dialog mes palëve, transmeton Telegrafi.
Thaçi ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka dërguar në Kushtetuese zgjedhjen e tij president nëse kanë menduar se ka elemente për Gjykatë.
Ai është shprehur pro qartësimit të gjërave të diskutueshme.

















