Planet e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë

08.03.2016 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozitarët janë duke i shqyrtuar edhe alternativat e tjera për të kundërshtuar Qeverinë PDK – LDK. AAK-ja e Ramush Haradinajt ka menduar edhe për largim nga Kuvendi, të enjten pritet të dalin me vendim.

Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po shohin të gjitha alternativat për ta rrëzuar këtë Qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje.

Edhe pse thonë se ende kauza e opozitës është tërheqja nga dy marrëveshjet, ato pak e më pak po përmenden nga opozita ndërkohë që po shikohen të gjitha alternativat që çojnë vendin në zgjedhjet e reja. Tanimë, ndonëse e pakonfirmuar nga dy subjektet tjera “Vetëvendosje” dhe “Nisma për Kosovën”, AAK-ja e Ramush Haradinajt ka menduar edhe për mundësinë e largimit të tyre nga Kuvendi.

Mirëpo, alternativa e AAK-së nuk është e bashkërenduar me dy partitë tjera opozitare, por si subjekt i vetëm.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se kanë diskutuar edhe një mundësi të tillë, po që ende nuk është vendosur.

“E kemi diskutuar, por vendime ende nuk kemi marrë. Në takimin e së enjtes në mëngjes do të marrim. Është si alternativë, tash të shohim. Kryetari veç e ka dhënë një mesazh dhe me dorëheqjen e kryetarit Haradinaj do të thotë ai është mesazhi si ka shkuar, ne tjerët jemi si të thuash ushtarë pas kryetarit Haradinaj”, ka thënë Haxhiu.

Por, sipas saj, kauza e tyre me të cilën edhe janë bashkuar si opozitë, vazhdon të mbetet e njëjtë, për tërheqje nga marrëveshja për Themelimin e Asociacionit dhe nga ajo e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Jo, këto kërkesa janë parimore. Pas këtyre kërkesave ka edhe shumë të tjera, por këto janë dy kërkesa që kanë bashkuar edhe opozitën”,ka thënë ajo./ Zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”