Kosova me parti lideriste

06.03.2016 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Subjektet politike në Kosovë vuajnë nga mungesa e demokracisë së brendshme, vlerësojnë analistët politikë. Sipas tyre, demokracia te subjektet politike vërehet vetëm në letër dhe në deklaratat publike të përfaqësuesve të tyre kur janë para medieve.

Driton Selmanaj, analist politik, thotë për Radion Evropa e Lirë se partive politike në Kosovë, u mungon në thelb demokracia e brendshme.

“Demokracia nuk ekziston te këto subjekte politike. Nuk nënkuptohet demokraci vetëm për të thënë se organizuam një takim, forma se si merren vendimet, roli i grave, roli i të rinjve brenda strukturave politike. Cili është roli i tyre në proceset vendimmarrëse, cili është roli i liderit politik? Ai është absolut”.

“Në Kosovë mund të themi lirisht se kemi parti lideriste dhe më së paku mund të flasim për parti në kontestin e demokracisë së brendshme se si do të duhej të funksiononte një organizatë politike”, thotë Selmanaj.

Edhe Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se partitë politike luajnë një rol qenësor në zhvillimin e demokracisë, por përvojat kanë treguar se në Kosovë partitë pothuajse më shumë ekzistojnë për të përfituar, se sa për të punuar për të mirën e përgjithshme.

“Formalisht, kemi parti, të cilat kanë proceduara, mirëpo jo formalisht kemi grupe [brenda partive], të cilat i menaxhojnë këto parti politike. Madje, kemi parti, të cilat kanë edhe këtë mbiemrin demokratike, lidhje demokratike, mirëpo funksionimi i tyre i brendshëm çalon shumë”, konsideron Zogaj.

Analisti Selmanaj thekson se liderët politikë, me veprimet e tyre, me demokracinë e tyre, i kanë sjellë Kosovës kriza të njëpasnjëshme politike dhe, siç thotë ai, gjendjen, në të cilën ndodhet Kosova në aspektin politik është për keqardhje.

“Ne kontestin e zhvillimit të brendshëm politik dhe demokratik të institucioneve, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve që jetojnë këtu, atëherë duket se kjo klasë politike me këtë mendësi politike, nuk mund të shkojë më tutje”.

“Përfundimisht duhet qasje tjetër. Kjo mund të bëhet me angazhim të njerëzve të rinj brenda këtyre subjekteve politike, duke u hapur këto subjektet politike, duke ofruar kuadro, duke ofruar qasje tjetër, duke ofruar alternativa dhe platforma politike të tjera”, vlerëson Selmanaj.

Ndërkaq, sipas Zogajt, Kosovës i nevojitet që të ketë parti politike me demokraci të brendshme, ashtu që interesi i qytetarëve të jetë në agjendat e tyre.

“E kemi parë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku në votimin e parë për president, ne kemi parë që vetëm 50 vota kanë qenë në favor të kandidatit për president që ishte zoti Thaçi, pastaj shkoi duke u ndryshuar vullneti politik i 21 deputetëve të Kuvendit ë Kosovës”.

“Ky është shpjegimi më i qartë se si subjektet politike e kanë ngulfatur edhe vullnetin e deputetëve, por edhe debatin për politika të caktuara, ose për vendime të caktuara të partive”, thekson Zogaj.

Analistët politikë thonë se partitë politike në Kosovë, interesin më të madh e kanë të marrin pushtet, e jo ta mbrojnë e ta çojnë përpara shtetin, transmeton rel.

Sipas tyre, të gjitha partitë luftojnë për t’u bërë pjesë e Qeverisë, por jo e demokracisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit