Mustafa tregon arsyen pse nuk e viziton familjen Jashari

06.03.2016 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të manifestimit për shënimin e 18 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, kryeministri Mustafa ka përkujtuar trimërinë dhe sakrificën më të madhe që një familje shqiptare ka dhënë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

“Sot këtu po i bëjmë nderimet Familjes Jashari, të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, po përkujtojmë veprimet më brutale, më shtazarake të ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe që ndodhën në Kosovë, por po ashtu edhe trimërinë dhe sakrificën më të madhe të një familje shqiptare që dha për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Unë mendoj se kjo vepër e Familjes Jashari, e trimave që ranë këtu dhe u sakrifikuan këtu, do të jetë pjesë e veçantë e historisë së Kosovës, e cila do të përshkruajë viktimizimin dhe sakrificën më të madhe të një familje, të shqiptarëve që dhanë për lirinë e këtij vendi”, tha kryeministri Mustafa, raporton lajmi.net.

Më pas kryeministri Isa Mustafa ka vizituar edhe Muzeun në të cilin janë të ekspozuara eksponate nga qëndresa dhe lufta heroike e Familjes Jashari dhe u shënua në librin e kujtimeve.

I pyetur se pse nuk po e viziton Familjen Jashari, Mustafa ka thënë se me Rifatin do të takohet në një atmosferë tjetër për të biseduar për tema të ndërtimit të Kosovës.

“Sa i përket familjes unë vetëm kisha me ju përkujtua se 3 ditë apo 4 ditë pas ngjarjes unë e kam vizituar bacën Rifat në Munih, dhe atëherë ai ka thënë se nuk ka nevojë të hapet e pame për Familjen Jashari, sepse e gjithë Kosova është në luftë dhe se nuk po vdesin vetëm bijtë e Familjes Jashari, por po vdesin bijtë e Kosovës, dhe ka thënë se ai e ndjen vetën keq që nuk ka qëlluar atëherë të vdes dhe të luftoj me gjithë të tjerët. Përndryshe, nuk ka asnjë arsye të mërzitet dhe të hidhërohet për vdekjen e familjarëve të tij, sepse ata e dinë pse kanë vdekur dhe si kanë vdekur. Kanë vdekur për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Por ka thënë se mërzitet që kanë mbetur atëherë kufomat jashtë dhe nuk po mund t’i varros. Dhe unë edhe sot në qoftë se shkoj në familje e di përgjigjen e Rifatit. Dhe do të shfrytëzoj rastin që në një atmosferë krejt tjetër të shkoj të bisedoj me ta, por të bisedoj për temat e ndërtimit të kësaj shoqërie, për temat e Kosovës, ndërkaq për trimërinë e tyre kanë folur ata që e kanë dhënë jetën”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa./lajmi.net/

ZKM-10 ZKM-11 (2) ZKM-13 ZKM-14 ZKM-15 ZKM-16

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje