Presidenti i sapo zgjedhur, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për nderë të Epopesë së UÇK-së.
Me këtë rast, presidenti Thaçi është përshëndetur me Rifat Jasharin dhe pjesëtarë tjerë të familjes Jashari.
Më parë, presidenti Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin memorial të Jasharëve në Prekaz. /Express/

















