Cristiano Ronaldo ka kaluar legjendën Telmo Zarra, sa i përket numrit të golave në La Liga.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Celta Vigos duke shënuar katër gola, që ka kaluar Telmo Zaran në listën e realizatorëve më të mirë në histori të La Ligës.
Me katër golat që shënoi ndaj Celta Vigos, Ronaldo tani ka arritur në kuotën e 252 golave, një më shumë se Zarra, i cili ka shënuar 251 gola, duke u renditur kështu i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të La Ligës.
Ronaldo mbetet larg Messit që kryeson me 303 gola. /Express/
https://www.youtube.com/watch?v=K6KlQwupsnY


















