Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi i cili kohëve të fundit është bërë lajm nëpër të gjitha mediat për të kaluarën e tij në luftë dhe raportet me Adem Jasharin, po del të jetë goxha i pasur.
Madje ai, menjëherë pas përfundimit të luftës, në vitin 1999 e kishte bërë për vete edhe një banesë prej 300 metrave katrorë.
E deputeti Selmi ka treguar për Gazetën Fjala se këtë banesë e kishte blerë me paratë e kursyera.
“Jam vet i gjashti vëlla dhe në atë kohë me mjete të kursyera ku tre prej tyre, kanë qenë në Gjermani pra e kam blerë me mjete familjare. Prindërit dhe tre vëllezërit kanë qenë në Gjermani respektivisht në Holandë në atë kohë”, ka thënë Selimi. /Gazeta Fjala/.




















