Aktakuzë kundër stërnipit të Hasan Prishtinës për krim të organizuar

03.03.2016 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Insajderi ka mësuar se aktakuzën e ka ngritur prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarella. Ai ngarkon 23 persona për këtë rast që lidhet me tjetërsimin e pronave të shtetit. Mes të akuzuarve ka zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, biznesmenë, e zyrtarë komunalë.

Stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, do të dalë para drejtësisë vetë i 23-ti. Grupi “i organizuar kriminal” akuzohet për vepra penale të krimit të organizuar, shpëlarje parash, nxjerrje të vendimeve të paligjshme gjyqësore, shpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe grabitje.

Insajderi ka mësuar se aktakuzën e ka ngritur prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarella. Ai ngarkon 23 persona për këtë rast që lidhet me tjetërsimin e pronave të shtetit. Mes të akuzuarve ka zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, biznesmenë, e zyrtarë komunalë.

Pos Mehmet Prishtinës, mes të akuzuarve janë edhe ish-gjyqtarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Naxharije Hoti, biznesmenët Dukagjin Emërllahu, zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bahrije Uka, Gani Ademi e Reshat Fetahu.

Prokuroria ka njoftuar gjatë ditës për këtë aktakuzë, por nuk ka dhënë detaje.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 23 pandehurve”, thuhet në komunikatë.

“Aktakuza përfshinë 29 pika të veprave penale, duke përfshirë krimin e organizuar, pastrimin e parave, lëshimin e vendimeve gjyqësore të paligjshme, shpërdorimin e pozitës zyrtare, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe grabitjen”.

Biznesmeni Mehmet Prishtina ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës.

“Po është e vërtetë. Unë kam blerë një pronë dhe me kanë futur në hetime”, ka thënë ai për Insajderin.

Prishtina, ka nisur ndërtimin e një fshati në dalje Çagllavicë në një hapësirë prej 36 hektarësh. Prona ka qenë shoqërore, por është tjetërsuar me anë të veprimeve të paligjshme.

Mehmet Prishtina pretendon se është trashëgimtar i heroit Hasan Prishtina. Por, ai kontestohet nga të afërm të Hasan Prishtinës në Polac të Skenderajt./Insajderi.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haradinaj thërret për bashkim: Ndërkombëtarët na kanë tradhtuar, na ktheni besimin

“Kjo është padrejtësi e madhe”, qytetarët nga protesta kundërshtojnë vendimin e Speciales

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti pret në takim Ursula von der Leyen

“Liria ka Emër” thërret qytetarët në protestën e sotme: “Bac s’u kry!”

Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë – EFTA

Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë – EFTA

Nata e 15-të e protestës të organizuar nga iniciativa “JO NË EMRIN TIM”

Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet

Kurti kërkon unitet politik për Specialen: Ekziston vullneti dhe mundësia për dakordim

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj