Aktakuzë për Elmi Reçicën. Ja për çka akuzohet!

03.03.2016 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Deputeti i PDK-së Elmi Reqica është ftuar të paraqitet në gjykatë për t’u përballur me akuzat nga Prokuroria e Shtetit.

Mësohet se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Reçicës për veprën penale të raportimit të rremë të pasurisë. Seanca gjyqësore për këtë rast është caktuar të mbahet me 21 mars të këtij viti.

Në kopjen e aktakuzës e cila është hartuar në qershor të 2015-ës prokuroria pretendon se Reçica nuk i ka deklaruar në plotni të hyrat e tij nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas aktakuzës, në formularin e pasurisë së vitit 2013 Reçica kishte deklaruar të hyra prej 17 mijë e 760 eurove, ndërsa ishte zbuluar se gjatë atij viti Reçica kishte pasur të hyra vjetore prej 24 mijë e 56 eurove.

Reçica në një prononcim ka konfirmuar se ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor, madje në seancën e parë para gjykatës ai është deklaruar i pafajshëm.

“Jam në dijeni për aktakuzën, realisht ajo është sikurse ka qenë aktakuza ndaj deputetit Nait Hasani. Ne deklarimin e pasurisë e bëjmë në bazë si institucioni përkatës na i jep të dhënat dhe institucioni për vitin 2013 i ka dhënë të dhënat të deklarohet vetëm paga bazë, ndërsa ajo që i kemi seancat, mëditjet dhe shumë sende tjera, unë e kam deklaruar si të tillë dhe kjo është esenca e saj,” tha Reçica.

Deputeti Nait Hasani është shpallur i pafajshëm për akuzat për mosdeklarim të pasurisë.

Edhe Duda Balje është shpallur e pafajshme për mosdeklarim, ose deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa ish-deputeti i PDK-së Berat Buzhala është dënuar me gjobë për këtë çështje.

/GazetaBlic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje