Ferizaj: 19 vjeçari vodhi kompjuterin e shkollës, e shiti për 20 euro

E publikuar: 03/03/2016 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia rajonale e Ferizajt, ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë në shkollën fillore “Ganimete Tërbeshi”.

Policia bën me dije, se një 19 vjeçar ka hyrë me forcë në këtë shkollë, bashkë me një person të mitur dhe kanë vjedhur një monitor të tipit Neovo, shtëpizën e kompjuterit dhe tastaturën.

Të gjitha gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar te një person i tretë të cilit ia kishin shitur për 20 euro.

Me vendim të prokurorit, pas kompletimit të lëndës, të dyshuarit janë liruar dhe lënda procedohet në mënyrë të rregullt.