McAllister: Anëtarësimi i Serbisë në BE i lidhur ngushtë më normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

02.03.2016 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Raportuese i Parlamentit Evropian për Serbinë, gjermani David MacAllister ka thënë për revistën me seli në Beograd, “CorD” se qershori i këtij viti mund të jetë koha kur Serbia do të hapë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më konkretisht kapitujt 23 dhe 24 përkitazi me sundimit e së drejtës, transmeton Republika.info.

Parlamenti Evropian së fundi ka miratuar një rezolutë për Serbinë, me propozim nga eurodeputeti McAllister, të cilën kjo revistë e vlerësoi si “përgjithësisht shumë pozitive”, rezolutë kjo e cila “qartësisht përcakton se procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE është i lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, gjersa “shikuar në plan afatgjatë, Serbia duhet përshtatur politikën e jashtme me atë të BE-së, përfshirë edhe politikën e saj ndaj Rusisë”.

“Serbia është e angazhuar në procesin e normalizimit me Kosovën dhe në finalizimin e marrëveshjeve kyçe të datës 25 gusht, 2015. Këto marrëveshje shënuan një hap tjetër të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Serbissë dhe Kosovës. Të dyja palët tani duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura, në mirëbesim dhe në kohën e duhur”, tha McAllister, transmeton Republika.info.

Në pohimin e revistës se “duket se i tërë dialogu përfundimisht përqendrohet në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovë”, eurodeputeti gjerman u përgjigj:
“Për shkak të pesë shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kjo çështje mbetet në qendër të debateve kundërthënëse, e edhe në Parlamentin Evropian. Dialogu Beograd-Prishtinë ka të bëjë me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Ky është termi i përdorur në konkluzionet e Këshillit Evropian dhe në kornizën e bisedimeve. Në fund të negociatave, një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme do të duhet të arrihet”, nënvizoi McAllister.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur