Milaim Zeka: Pse rren Blendi Fevziu?! (FOTO/VIDEO)

02.03.2016 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj gazetarit tjetër shqiptar Blendi Fevziu.

Ai përmes një shkrimi ka bërë të ditur se Fevziu ka gënjyer se është takuar me Hashim Thaçin në vitin 1997. Ai thotë se Thaçi nuk ka qenë në atë kohë në Tiranë.

Ky është reagimi i plotë i Milaim Zekës:

Saherë dëshironi të dëgjoni ndonjë rrenë  të historisë politike, hyni tek Blendi Fevziu, Mero Baze, Baton Haxhiu, dhe Veton Surroi, e të tilla do të gjeni me bollëk.

Kësaj radhe po ndalemi tek rrenat e Blendi Fevziut. Ai në vitin 2008, ka botuar një shkrim me titull: Si e njoha Hashim Thacin? Artikulli, pothuajse fund e krye është gënjeshtër.

Rrena e parë, është ajo ku Blendi thotë që Hashim Thaçi kishte ardhur me një delegacion të UÇK së në vitin 1997, dhe ishte pritur në zyrat e Fatos Nanos. Në atë kohë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë delegacion të UÇK së, dhe aq më pak të jetë pritur në zyrat e Fatos Nanos.

Është presidenti Mejdani ai i cili kishte pritur në zyrat e tij, me rastin e festës së Flamurit Kombëtar, një delegacion të Lëvizjes Popullore të Kosovës, por as në këtë delegacion nuk bënte pjesë Hashim Thaçi. Me pjesën e UÇK së, i pari kontakt në Shqipëri ka qenë Xhavit Haliti, i cili ishte dërguar në zyrat e Sherbimit Informativ Kombëtar, përmes vëllait të Tan Leprit, avokat i njohur në Shqipëri.  Por kjo është temë tjetër.

Blendi Fevziun dhe Andi Bushatin, për herë të parë i ka takuar, dhe i ka njoftuar, shefi i Shërbimit të Sigurimit të Delagacionit në Rambuje, Naim Muja, përndryshe vëllai i deputetit të kuvendit aktual të Kosovës, Shaip Muja. Naimi dhe Shabani për ne kanë qenë personazhe shumë herë më të njohura se shumë anëtarë të tjerë të delegacionit.

Ne sa kishim ardhur nga Parisi. Në Tiranë ishte pothuajse gjendje lufte. Ekzistonte një frikë e madhe mbi mundësinë që shërbimi serb  do të tentonte të vriste ndonjë nga anëtarët e delegacionit. Rugova ishte nisur për në Prishtinë, ndërsa të gjithë ne të tjerëve na kishin shpërndarë nëpër vende të ndryshme si ndërtesa e njohur si ish vila e Enver Hoxhës,  apo lokacione të tjera. Këtë gjendje e kishte bërë akoma më serioze dhe më dramatike edhe tentim atentati ndaj Hashim Thaçit në Paris. Natën e atentatit, mbas gjithë sa ndodhi, unë, Hashim Thaci dhe Naim Muja, fjetëm në të njëjtën dhomë të hotelit në Paris, për të mos e lënë vetëm njëri tjetrin. Thjesht për siguri!  Kjo ngjarje ndodhi në përfundim të Konferences në Rambuje, në raundin e parë të bisedimeve.

Pra, lëvizjet brenda e jashtë Kosovës tashmë ishin bërë normale. Meqënëse NATO kishte arritur gjunjëzimin e Serbisë, tani po planifikohej që një pjesë e madhe nga ne të hynim nëpërmjet Maqedonisë. Unë isha kthyer nga Kosharja dhe kisha mbërritur në Tiranë. Delegacioni ishte ndarë në dy pjesë. Hashim Thaçi me njërën, dhe Jakup Krasniqi, unë, Bajram Kosumi, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, dhe disa të tjerë, me pjesën tjetër. Për fat, i kam të gjitha inçizimet.

Rrugëtimi në hyrje të Kosovës ishte dramatik. Përplot ushtarë serbë në të katër anët. Ne po hynim nga toka, ndërsa Thaçi me të tjerët, po vinin me helikopter në Berishë, aty ku ishte Shtabi i UÇK së. Bashkë me Thaçin ishte edhe James Rubin./parrotlla

23 (1)445

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje