Përplasja e Selimit, Lladrovcit dhe Gecit vjen nga frika e Gjykatës Speciale

02.03.2016 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të rënda mes vete, duke nxjerrë në pah të “bëmat” dhe “tradhtitë” në luftën e fundit.

Përplasje e ashpër së fundi ka ndodhur mes deputetit të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, pasi që Selimi i ka thënë Hashim Thaçit në seancën e së premtes se e dëshiron për president, aq sa e dëshiron familja Jashari.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lladrovcit në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se Selimit ia ka shpëtuar miqësinë me Adem Jasharin, ashtu si edhe jetën pas asaj “tradhtisë” ndaj Adem Jasharit.

Analisti politik, Halil Matoshi ka thënë për ‘Zëri’, se ky diskurs agresiv që ka shpërthyer aktualisht e ka historinë dhe moralin e vet tek periudha e pasluftës, kur për pushtet dhe para u goditën vlerat fondamentale të kësaj shoqërie, sado të brishta që ishin, besa, burrëria, durimi, gajreti, duke I zëvendësuar nga pabesia, mburravecëria, mësymja agresive për ta koritë tjetrin, zemërimi etj.

“Periudha kaotike e pasluftës dhe etablimi i njerëzve të fuqishëm port ë padijshëm në pushtet nga një shoqëri paqësore krijoi monstrumë dhe agresorë të verbët, saqë pothuajse për pak ditë (mars 2004) I shndërruan shqiptarët kosovarë nga viktima në xhelatë të harbuar. Pabesitë, pritat e mizoritë po na i shpërfaqin tash sy bote vetë akterët, që veten e kanë quajtur komandantë lufte, e tash le të del dikush e le ta demantojë një Dick Marty apo një Williamson e të na bind se ky soj njerëzisht qenkan sjellur vërtet si kushërinj të “Nënës Terezë”, ka thënë Matoshi.

Sipas Matoshit, publiku kosovar është bombarduar me një diskurs agresiv – këto ditë  – që nga thirrja për luftë vëllavrasëse e Hashtim Thaçit e deri tek iftiret ndaj njëri tjetrit të Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit e Gani Gecit, si dhe tregimet që po shpalosen rreth Xhabir Zharkut, për vrasjen në pritë të bashkëluftëtarëve.

“Natyrisht se rivaliteti i gjatë politik dhe mospërmbushja e tyre në këtë fushë të panjohur për ta, për shkak të së kaluarës së dhunshmen dhe joqytetare të tyre i ka bërë këto figura të luftës që të kalojnë nga euforia në fazën  maniako-depresive. Natyrisht se tek tap o shfaqet frika nga njëri tjetri sepse kodi i tyre është pabesia. Pra ata frikësohen se tjetri ka për të folur – sidomos tash – kur Gjykata Speciale mund të funksionalizohet”, ka thënë Matoshi.

Opinionisti Imer Mushkolaj ka thënë se duke e parë përplasjen në mes të Rexhep Selimit dhe Ramiz Lladrovcit, skeçi humoristik i “Stupcave” duhet të merret më seriozisht.

“Duke i lexuar apo duke i dëgjuar këto deklarime, ai humori i ‘Stupcave’ po duket se duhet të merret shumë më seriozisht se që është marrë deri tash. Po besoj që të dyja palët janë të ndikuara politikisht në ato që po i thonë dhe natyrisht se këto bëhen edhe shumë më të ndjeshme në kontekst të situatës aktuale politike”, ka vlerësuar Mushkolaj, duke thënë se shumë gjëra të luftës nuk janë zbardhur dhe nevojitet ende kohë derisa të qartësohen një herë e mirë.

Sipas Mushkolajt, ky konfrontim po e dëshmon që lufta nuk ka qenë krejt e pastër siç thonë disa individë dhe se ka pasur situata jo shumë të lavdishme. Por, sipas tij, është banal fakti që një ambasador merret me këto gjëra. /Zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje