Barcelona mund të thyej rekordin e Mourinhos dhe Vilanovas

E publikuar: 01/03/2016 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona mund të kalojë 100 pikë këtë edicion në La Liga.

Barcelona po vazhdon shkëlqimin e saj në La Liga, ku është shumë afër që të fitojë titullin për herë të dytë më radhë.

Katalunasit gjenden në vendin e parë me 66 pikë, 8 më shumë se sa Atletico Madrid në vendin e dytë dhe 12 më shumë se sa Real Madrid.

Nëse vazhdojnë me ritmin e njëjtë, atëherë Barcelona mund të arrij në 102 pikë në kampionat, dy më shumë se sa kishte arritur Real Madrid në sezonin 2011-12 dhe Tito Vilanova me Barcelonën një vit më vonë.

Kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në fund, në lojë janë edhe 36 pikë dhe në rast se Barcelona i fiton të gjitha, atëherë do të hynte në histori të La Ligas si skuadra që fiton titullin më me së shumti pikë, 102 gjithsej. /Express