Vetëvendosje kërkon shkarkimin e ambasadorit Ramiz Lladrovci

01.03.2016 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, pasi sipas subjektit politik, ai ka shkelur Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm.

Është hera e dytë që ambasadori Lladrovci shpërthen me akuza kundrejt deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, që kanë të bëjnë me periudhën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas Vetëvendosjes, Lladrovci, përfshirë edhe statusin e sotëm në Facebook, ka lëshuar një deklaratë që nuk paraqet qëndrimin e Republikës së Kosovës, por tentim që ta mbrojë bashkëpartiakun duke shkelur Deklaratën e Paanshmërisë.

Më poshtë gjeni kërkesën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:

Që nga shpallja e pavarësisë përfaqësimi i Republikës së Kosovës nga përfaqësuesit e deleguar në vende të ndryshme të botës nga Ministria e Punëve të Jashtme ka degraduar tej mase. Emërimi i personave për të përmbushur apetitet e militantëve partiakë pa respektuar as kërkesat minimale të paraqitura në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës ka bërë që misionet diplomatike të njihen vetëm për mungesë të profesionalizimit, për skandale të shumta dhe deklarata të dëmshme.

Të emëruarit në misione diplomatike nuk kanë arritur ende të kuptojnë se cilat janë detyrat e tyre dhe se si duhet të sillen në zbatim të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm siç shihet edhe nga deklarata e fundit e Ramiz Lladrovcit, i emëruar Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë.

Ambasadori Ramiz Lladrovci ka bërë shkelje të rëndë të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe duhet të shkarkohet menjëherë.

Neni 4 i Rregullores për Shërbimin e Jashtëm i përshkruan detyrat e një Ambasadori i cili përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër. Ndër të tjera, sipas këtij neni, Ambasadori shërben në emër të Republikës së Kosovës në shtetin pranues ku është akredituar, lëshon deklarata dhe paraqet qëndrime në emër të Republikës së Ko sovës, dhe në rastin kur emërohet Ambasador, duhet të japë Deklaratën e Paanshmërisë duke konfirmuar përgjegjësinë e tij për të vepruar në mënyrë të paanshme.

Sot, Ramiz Lladrovci, si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, postoi një status politik në llogarinë e tij në facebook kundër Deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke shkelur kështu Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. Në këtë status, ndër të tjera, ai tha, “Rexhep Selimin, jo rastësisht, e ka kapur zhegu i halleve”, “Është koha të kthjellohesh Rexhë”, “Ti sulmove turpshëm zotin Hashim Thaҫi”, “Çfarë të tha Adem Jashari (…) kur po dëgjonte nga vetë ti, miku im, se duhej të vritej Fehmiu dhe grupi i tij”. Përmes këtij postimi, Ramiz Lladrovci ka shkelur Nenin 4 të Rregullores.

Pra, Ambasadori ka lëshuar një deklaratë e cila, përveçse nuk paraqet qëndrim të Republikës së Kosovës, është deklaratë kundër një deputeti të opozitës, në tentim mbrojtje të bashkë-partiakut të tij, duke e shkelur edhe Deklaratën e Paanshmërisë.

Rrjedhimisht, ftojmë Komisionin për Grada dhe Disiplinë, që sipas kompetencave të përshkruara në Nenin 12 të Rregullores, ta shqyrtoj këtë shkelje të rëndë dhe urgjentisht të filloj procedurë disiplinore në mënyrë që sa më shpejtë të largohet Ramiz Lladrovci nga shërbimi i jashtëm./lajmi.net/

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje