Titulli është i Barcelonës

E publikuar: 01/03/2016 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paco Jemez, trajneri Rayo Vallecanos, beson se titulli në La Liga tashmë është i Barcelonës

Barcelona është duke kryesuar i vetëm La Ligan. Ekipi katalunas ka 66 pikë, tetë më shumë sesa Atletico Madrid, që është i dyti.

Kurse, për trajnerin e Rayo Vallecanos, Paco Jemez titulli i kampionit tashmë është i Barcelonës, edhe pse deri në fund të sezonit kanë mbretur edhe disa ndeshje.

“Në futboll unë kam parë çdo gjë, por unë nuk mendon se Barcelona mund ta humb këtë sezon titullin”, ka thënë Jemez për Mundo Deportivo.

“Unë nuk e shoh Barcelonën duke humbur tre ose katër ndeshje dhe unë mendoj se Atletico Madrid mund të fitoj të gjitha ndeshjet”, ka theksuar ai. /Express/