Këta janë emrat e rinj të kabinetit qeveritar Mustafa

01.03.2016 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shkuarja e Hashim Thaçit në Presidencë dhe lënia vakante e dy pozitave të rëndësishme në kabinetin qeveritar Mustafa, ka bërë që dy partnerët e koalicionit PDK- LDK të fillojnë diskutimet për ndryshime, gjegjësisht për formatizim të Qeverisë.

Gazeta Blic nga burime brenda koalicionit ka marrë vesh se riformatizimi pritet të ndodh pas datës 7 mars, gjegjësisht pas betimit që do ta bëjë, presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Është mësuar edhe emrat se kush do të vij e kush do të shkoj nga kabineti qeveritar Mustafa.

Postin e zëvendëskryeministrit, të cilën deri dje e mbante Hashim Thaçi, mund ta zërë nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ndërkaq, si opsion tjetër për ish- ministrin e Punëve të Jashtme, po përmendet edhe ministria e Integrimeve Evropiane, nëse ministri i deritanishëm, Bekim Çollaku do t’i bashkohet Hashim Thaçit në Presidencë.

“Hashim Thaçi bashkëpunëtorin më të ngushtë tash e 16 vjet e ka Bekim Çollakun. Ka gjasa që Çollaku t’i bashkohet Thaçit në Presidencë, dhe në vend të tij të vijë Hoxhaj”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkaq, në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të vij zëvendëskryeministri i deritashëm nga radhët e LDK-së, njëherësh ministri i Kulturës, Kujtim Shala. Ndërkaq, këto burime bëjnë të ditur se në vend të tij, në postin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente, të vij zëvendësi i Hashim Thaçit, Petrit Selimi.

Rokadë mund të bëhet edhe me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Merret vesh se Memli Krasniqi mund të kaloj në krye të Ministrisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, pozitë të cilën tani e mban Skender Hyseni i LDK-së.

“Ministria e Brendshme, që e mban LDK ka gjasa t’i kaloj PDK-së, derisa të Jashtmen ta marrë LDK”, thonë këto burime.

Ndërkaq, ka gjasa që për shkak të dështimeve të shumta, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami të shkarkohet nga ky post. /Blic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje