Deklaratë shokuese e presidentit të FIFA-s: Kosova nuk pranohet në UEFA e FIFA pa u bërë anëtare e OKB-së

29.02.2016 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Xhani Infantino fitoi garën presidenciale duke u mbështetur nga 115 federata në kongres.

Gjatë një interviste për “Blick” dhe “preshevajonë.com”, kreu i FIFA-s rrëfen vështirësitë në fëmijëri, zgjedhjet, si dhe shanset e anëtarësimit të Kosovës.

Z.Infantino, urime për fitoren e presidencës në FIFA! Ju pëlqen titulli i faqes së parë të gazetës sonë “Blick”?

Duket super, por nuk është hera e parë që qëndroj në faqen e parë. Kështu ka ndodhur dhe më 28 mars 1970.

Çfarë ka ndodhur në atë datë?

Unë linda më 23 mars 1970 dhe kisha një problem me shëndetin, konkretisht me gjakun. Pas lindjes duhet që të bëja transfuzion gjaku. Në atë kohë ishte problem serioz dhe u desh të më vinte gjaku nga Anglia (Bristol) dhe ish-Jugosllavia (Beograd). Më pas gjaku erdhi në Zyrih dhe prej aty në Brig.

Ju luftuat për mbijetesë?

Po, po luftoja për jetën time dhe ia dola falë Kryqit të Kuq.

Pas 45 vitesh në jetë u zgjodhët presidenti i FIFA-s. Si e përjetuat natën e parë?

Praktikisht dremita për disa minuta, por nuk fjeta. E gjithë kjo ka qenë mes një ëndrre dhe një realiteti. Ndoshta s’e kam realizuar komplet atë çfarë ndodhi. Kemi festuar shumë pak me familjen duke pirë një gotë verë të kuqe.

Si ndiheshit gjatë zgjedhjeve? Plot dyshime dhe nervoz apo i sigurt në fitore?

Jo, i sigurt. Isha shumë i qetë, patjetër kisha stres. Bëra çfarë ishte e mundur mes votuesve në këtë garë dhe doja ta shijoja realitetin.

Si u ndiet në momentin që sheiku Salman mori 88 vota dhe më pas u shpallët ju president i FIFA-s?

Më kapën emocionet. Gruaja më përqafoi dhe ishte një moment i jashtëzakonshëm. Edhe nëna ime 81 vjeçe përjetoi gjithçka dhe është një dhuratë e bukur për të.

Në fjalimin e parë si president për pak sa nuk shpërthyet në lot. Po mendonit babanë tuaj të ndjerë në ato momente?

Pa diskutim. Ai do të ishte krenar për mua. Për pak sa nuk qava edhe në këtë moment.

Kur e humbët babanë?

Para 13 vitesh. Babai u nda nga jeta një ditë para kur erdhën në jetë dy binjaket e mia. E humba, por Zoti më dhuroi dy vajza të nesërmen.

Çfarë moshe kanë ato?

Të dyja lindën më 13 janar. Dy të tjerat janë 11 dhe 5 vjeçe.

Pra shefi i futbollit ka katër vajza.

E ardhmja e futbollit u përket femrave.

Këtë e dëgjojmë prej vitesh…

Po, por pas reformave do të jenë të paktën 6 femra në Komitet. Nga një për çdo konfederatë. Kërkesa e femrave në futboll është rritur dhe do jetë me statut, plus unë kam edhe presion familjar (qesh).

Luajnë futboll vajzat tuaja?

Jo, hendboll.

Nga ku i ndoqën zgjedhjet?

Këtu në hotel, me gjithë “fan club”-in. Ishte e gjithë familja, nëna, motra, miq dhe vajzat e mia.

Si i shihni ditët në vazhdim?

Të hënën do zhvillohet një ndeshje futbolli pranë FIFA-s. Futbolli do jetë sërish në qendër të fokusit tonë.

Cilët protagonistë të futbollit do jenë të pranishëm? Do vijnë mbështetësit tuaj Luis Figo dhe Zhoze Murinjo?

Do të vijnë disa. Të shohim.

Pas shumë lëvizjeve gjatë zgjedhjeve, keni rënë nga pesha?

Jo, por e shoh që s’kam qenë shumë në formë.

“Bild” hapi gazetën me titullin: “Sa fshihet Blater nën maskën Infantino?” Përgjigjja juaj?

Infantino është Infantino, Blater është Blater. Gjatë fjalimit u vu re se zotëroni shumë gjuhë të huaja. Ka shumë njerëz që fl asin shumë gjuhë, sidomos në Zvicër ku fl iten shumë gjuhë. Sep Blater bëri epokë në FIFA. Shpresoj që edhe unë të shkruaj historinë.

Edhe pa Mishel Platininë nën krah?

Patjetër. Unë jam miku i vetes. Edhe me Platininë kam miqësi të ngushtë, por me të gjithë kam raporte të mira.

Edhe me Blaterin pitë nga një gotë verë në dhjetor. Ishte rastësi?

Po. Unë shkoj shpesh në Valis. Por, ka shumë njerëz me të cilët nuk shkoj mirë. Në të kundërt si përfaqësues i UEFA-s nuk do të kishit këtë mbështetje nga federatat! Po, e vërtetë. Takuat personalisht 150 presidentë.

Pa bisedimet me ata do të ishte e vështirë fitorja…

Do ishte e vështirë. Jam i lumtur që ia dolëm.

Kur do të pranohet Kosova në FIFA ose UEFA?

Kur nuk e di unë se kur pranohet Kosova në UEFA e FIFA, as të tjerët s’mund ta dinë. Prandaj me këtë nuk kam të drejtë të spekuloj e as t’i bëj qejfin askujt. Nuk e besoj që Kosova të mbahet me shpresa pa u bërë pjesë një herë anëtare e OKB-së. Nuk dua të spekuloj, por Kosova nuk mund të luajë në Ligën e Kombeve 2018 pa qenë pjesë e OKB-së. /panoramasport/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe