Rasti i Drenasit dhe Deçanit nuk kanë lidhje me sulme terroriste

E publikuar: 29/02/2016 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendosja e një bombe në një xhami në Drenas nuk ka qenë sulm terrorist. Po ashtu edhe rasti i arrestimit të katër personave afër manastirit të Deçanit nuk ka të bëjë me ndonjë sulm terrorist.

Ky vlerësim ka dalë sot në Komisionin për mbikëqyrje të Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Anëtari i këtij komisioni Rafet Rama tha se këto dy raste nuk kanë lidhje me sulme terroriste. Ndërsa anëtarja tjetër e këtij komisioni Duda Bale tha se gjendja e sigurisë është nën kontroll.

Deklaratat e dy anëtarëve të komisionit janë bërë pas raportimit të drejtorit të AKI-së Agron Selimaj që ka bërë në këtë komision./K.Press