Arrestohet Sali Zyba dhe dy pjesëtar të sigurimit në komunën e Prishtinës

E publikuar: 29/02/2016 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar sot shefin e sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës dhe dy pjesëtar të sigurimit të Komunës.

KosovaPress është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe më vonë do ofrojë pamje dhe fotografi.

Ndërsa sipas Erzen Vraniqit, nga zyra për informim policia është futur në komunë pa autorizim në kabinetin e Kryetarit të komunës dhe pa fletëarrest.

Ndërsa po ashtu sipas Vraniqit, policia ka arrestuar pjesëtarët e sigurimit pse këta të fundit kanë kryer detyrën e tyre duke i kërkuar autorizimin policisë së Kosovës për të hyrë në objektin e komunës.

Pjesëtarët e arrestuar të sigurimit janë Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj