Donald Trump gjithmonë ka provokuar me deklaratat e tij. Ai është sa kontrovers aq edhe i drejtpërdrejtë.
“Nëse Ivanka nuk do të ishte ime bijë, do të dilja me të”, ka thënë Trump. Kështu raporton një prej portaleve shqiptare. Por, pavarësisht nëse kjo është e çuditshme dhe e neveritshme, ka një problem të vogël. Trump e ka thënë një gjë të tillë plot 10 vjet më parë, në 2006!
Trump është duke garuar për president të Amerikës dhe natyrisht nuk mund t’i lejojë vetes rrëshqitje të tilla në një moment kaq delikat.