Importi i produkteve ushqimore margjinalizon ato vendore

26.02.2016 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kosova mbetet një nga vendet që importon deri në 90 për qind të produkteve ushqimore nga jashtë. Ky fakt është tregues se prodhimet vendore gjenden më rrallë dhe konsumohen më pak nga qytetarët e Kosovës.

Por, njëkohësisht, kjo nënkupton që produktet e importuara duhet t’i nënshtrohen edhe një kontrolli të rregullt, për plotësimin e standardeve të nevojshme për konsumim nga qytetarët.

Nga produktet e importuara, përfaqësuesit e bizneseve tërheqin vërejtjen në veçanti për ato që importohen nga vendet fqinje, për të cilat ngrihen dyshime rreth cilësisë së tyre.

Ky fakt besohet se do të duhej të ndikonte te qytetarët e Kosovës, që të konsumojnë produkte vendore, të paktën ato që tashmë janë në treg.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se siguria e konsumatorit të qytetarit në Kosovë është e dyshimtë, duke përmendur edhe mos zbatueshmërinë e ligjeve, aq sa duhet.

“Nëse Republika e Kosovës nuk e ka ende një kontratë bilaterale të tregtisë as me fqinjët , atëherë edhe kjo vë shumçka në dyshim, bile edhe marrëveshjen e CEFTA-s, si dhe pretendimet tona për anëtarësim në Organziatën Botërore të Shëndetësisë.”

“Nëse kemi parasysh se korporatat multinacionale dhe ato afër tyre prodhojnë aq cilësi dhe siguri, aq sa shteti destinues ka mundësi t’i detektojë ato, atëherë edhe ky parametër na shërben mjafueshëm”’, ka thënë Kaçaniku.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lamir Thaçi ka bërë të ditur se procedurat e kontrollit të ushqimit janë të harmonizuara me të gjitha vendet e zhvilluara në rajon dhe Bashkim Evropian.

“Ne jemi duke ushtruar kontrollin në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, për kontrollë të produkteve në import, dhe varësisht nga lloji i produkteve, ne ushtrojmë kontrollë me inspektorët kompetent.”

“Procedurat tona të kontrollit janë të harmonizuara me të gjitha vendet e zhvilluara në rajon dhe BE. Po ashtu, nga shtatori kemi hequr lejet e importit për produkte të Bashkimit Evropian, pasi procedurat e zhdoganimit apo të kontrollimit nga ana e inspektorëve tonë janë të njejta me ato të Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.

Për cilësinë e ushqimit flasin edhe vetë qytetarët. Nazmie Krasniqi, pensioniste jep mendimin e saj.

“Në përgjithësi çmimet janë të shtrenjta, dhe produktet ushqimore nuk i kemi kualitative. Mendoj se tek ne hyn gjithfarë malli, pa kontrollë. Nuk e di a u bëhen kontrollat adekuat artikujve ushqimorë që importohen, por unë dyshoj. Unë mendoj se tepër jemi të shëndetshëm, krahasuar me atë se çfarë konsumojmë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe Kaçaniku shton se importi i artikujve ushqimorë nga biznese të caktuara është i jetësuar edhe me zyrtarë në institucione, andaj siç thotë ai, shumë pak mund të flitet për cilësi dhe siguri.

“Natyrisht se janë një shans i mirë këto zgjidhje për institucionet e Kosovës; asociacionit dhe mekanizmave për mbikqyrjen e inspektimit të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit, që tash në muajin mars, pra, në muajin botëror të të drejtave të konsumatorit, dhe me 15 mars, Ditën Botërore të të drejtave të Konsumatorit, të reflektojnë dhe të nisin aktivitete serioze për mbrojtjen e qytetarit konsumator, e që njëherit është edhe taksapagues dhe gjenerues kryesor i buxhetit, dhe prej nga edhe ata financohen. Bizneset janë bukur mirë të jetësuara me zyrtarët në politikë dhe gjendja është kështu si është”, ka thënë Kaçaniku.

Angazhimi maksimal i autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit theksohet të jetë një nga prioritetet kryesore në këtë fushë. Megjithatë, në raporte të ndryshme theksohet nevoja për angazhim më të fuqishëm institucional në këtë drejtim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare