Tashmë mund të karikoni baterinë e smartfonit tuaj për 15 minuta / FOTO

E publikuar: 24/02/2016 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania kineze e celularëve “Oppo” ka mundur të ndërtojë një karikues për smartfonët, i cili mund të mbushë baterinë për 15 minuta.

Firma kineze e prezantoi dje prototipin e ti, i cili quhet “Super VOOC Flash Charge”. Ky karikues, tashmë cilësohet si më i shpejti në botë dhe është dizajnuar të karikojë bateritë që përdorin smartfonët “Oppo” me jo më shumë se 2500 miliamper. Kjo është një arritje e madhe në një kohë kur një iPhone 6s do më shumë se 2 orë për t’u karikuar plotësisht.

317BE41300000578-3460640-image-a-16_1456255857801