Ëndrra e fansave të Milanit është rikthimi iIbrahimoviçit me fanellën e kuqezinjve, ndaj dhe presidenti Berluskoni duket se do t’i përdorë të gjitha shanset për ta kthyer ëndrrën në realitet.
Sipas “Corriere dello Sport”-it, bosi i Milanit dëshiron të kthejë trofetë e munguar tek Milanit, ndaj dhe mendon se vetëm Ibra mund të bëjë diferencën në fushë. Për këtë arsye, Berluskoni pritet të nisë sërish kontaktet me liderin e PSGsë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij me klubin francez do të skadojë.