Kush e theu televizorin pas humbjes së Arsenalit?

E publikuar: 24/02/2016 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fituesja e medaljes së bronztë, Kelly Sotherton, nga zemërimi i madh goditi televizorin e saj me telekomandë.

Ish atletja, Kelly Sotherton ka thyer televizorin pas humbjes së Arsenalit ndaj Barcelonës mbrëmë në Ligën e Kampionëve.

Fituesja e medaljes së bronztë nga zemërimi i madh goditi televizorin e saj me telekomandë në momentin që Mathieu Flamini shkaktoi penallti, të cilën më pas Leo Messi e kthehu në gol dhe dyfishoi avantazhin në 0 me 2, përcjell “Albeu.com”.

Kelly Sotherton fitoi medaljen e bronztë në vitin 2004 në vrapim 400 m, në lojërat olimpike verore që u mbajtën në Athinë.

/lajmi.net/