Galaxy S7 në dispozicion në 60 vende të botës më 11 mars

E publikuar: 23/02/2016 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefoni smart i Samsungut i prezantuar në panairin e teknologjisë në Barcelonë, Samsung Galaxy S7 është konfirmuar se në valën e parë të lansimit global do të jetë në dispozicion në 60 vende të botës.

Galaxy S7 në treg do të jetë më 11 mars, transmeton Koha.net shkrimin e GSMArena. Konfirmimin se Galaxy S7 do të jetë në dispozicion në 60 vende e ka bërë shefi i kësaj kompanie Koh Dong-jin.

“Galaxy S7 do të del në treg në 60 vende të botës më 11 mars. Presim që telefoni i ri të tejkalojë në shitje paraardhësin e tij, S6”, ka thënë ai. Deri më tani janë shitur rreth 38 milionë njësi të S6 janë shitur.