eshkujt që i mbajnë telefonat në xhepin e pantallonave ose flasin me të më shumë se një orë në ditë,
rrezikohen të kenë probleme me fertilitetin, paralajmërojnë shkencëtarët.
Studimet kanë treguar se cilësia e spermës tek meshkujt ka rënë ndjeshëm këto kohët e fundit, dhe në
40% të rasteve, faktori kryesor mendohet të jetë telefoni.
Kjo ka bërë që shumë çifte të mbeten pa fëmijë. Nxehtësia dhe aktiviteti elektromagnetik që çlirohen nga pajisjet mobile mendohet se e “prishin”
spermën, dhe në disa raste mund të çojnë edhe në vdekje.
Shkencëtarët izraelit monitoruan 106 meshkuj për një vit, dhe në fund ata dolën në përfundimin se
njerëzit që përdornin telefonin më shumë se një orë në ditë, janë dy herë më të rrezikuar të kenë cilësi të ulët të spermës, në krahasim me meshkujt që flasin më pak se një orë. Ndërsa ata që flasin në telefon
ndërkohë që është duke u karikuar, janë dyfish më të rrezikuar për të pasur probleme me pjellorinë.
Shkencëtarët i këshillojnë meshkujt që të mos i përdorin telefonat ndërkohë që janë duke u karikuar, ose
të paktën t’i mbajnë larg, nëse po planifikojnë të bëhen prindër.


















