Adam Johnson e ka pohuar se e tërhiqte paditësja e tij 15-vjeçare dhe se i pëlqente që ta prekte atë seksualisht.
Futbollisti, i cili dëshmoi sot përpara jurisë ku po gjykohet, e pranoi se e kishte fërkuar dhe puthur vajzën, por i ka hedhur poshtë akuzat e tjera më të rënda.
Ai u pyet sot pasdite lidhur me mesazeht që i dëroi asaj për të organizuar një takim të dytë me vajzënpër një “puthje falenderimi” për një bluzë me autograf që ai i kishte dhënë asaj.
Ai i tha vajzës se duhet të shkonin në një vend “ku të ketë errësirë” kur të takoheshin. I pyetur për këtë koment sot, ai tha se “Është flirtuese dhe e papërshtatshme”.
Ai i tha gjykatës se i kishte dërguar mesazhe vajzës teksa ndodhej “i mërzitur” në një dhomë hoteli në Londër përpara ndeshjes me që Totenhemi i tij do të luante ndaj Sunderlandit në Londër.
Ai tha: ‘Më vjen turp për atë që bëra. Nuk duhet ta kisha bërë. Kjo ndodhi sepse isha në një dhomë hoteli dhe po mërzitesha”.
Duke folur për takimin e dytë me vajzën, Johnson tha se ai e dinte se kishte një “mundësi” që ta prekte seksualisht vajzën dhe se qe diçka që ai e dëshironte.
Ai i tha gjykatës: ‘Kjo qe një marrëzi nga unë dhe ndihem vërtet i penduar për këtë”.
Johnson tha se ata folën për futbollin përpara se vajza të thoshte se kishte ardhur për “puthjen e falenderimit”.
Ai tha se donte ta puthte vajzën dhe se i pëlqeu.
Lojtari tha për vajzën: “Ndihesha i tërhequr prej saj”.