Didier Deschamps e ka përësëritur se Benzema nuk do të ftohet në Kombëtaren e Francës, pa u zgjidhur çështja e videos me Mathieu Valbuenan.
Karim Benzema nuk do të mund të luajë për Francën, deri në zgjidhjen e procesit gjyqësor lidhur me videon kërcënuese ndaj Mathieu Valbuenas.
“Procesi i apelit është duke vazhduar, kështu që do ta lëmë sistemin gjyqësor ta bëjë punën e vetë. Momentalisht nuk është e mundur që ta ftoj, kur të jetë do ta marrë vendimin”, u shpreh trajneri i trekolorëve, përcjell Lajmi.net nga Marca.
Benzemas i është ndaluar çdo kontakt me Valbuenan dhe gjithashtu është përjashtuar prej Kombëtares së Francës, nga presidenti Noel Le Graet.
– See more at: http://lajmi.net/benzema-e-merr-nje-lajm-katastrofal/#sthash.l58zReJw.dpuf