Maqedonia mbyll kufirin, 9 mijë refugjatë në pritje

22.02.2016 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Maqedonia mbyll kufirin, 9 mijë refugjatë në pritje

Në 24 orët e fundit janë grumbulluar 5000 refugjatë në Eidomeni në kufirin greko-maqedonas. Kjo ka ardhur si pasojë e mbylljes së kufirit nga autoritetet maqedonase, për të gjithë refugjatët nga Afganistani, duke ndjekur shembullin e Serbisë, e cila ka bërë këtë veprim prej ditës së shtunë në mbrëmje.
Për të shmangur kaosin emigrantët janë ndarë. Rreth 2.000 emigrantë janë vendosur në kampin pranë pikës kufitare, ndërsa 3.100 të tjerë ndodhen brenda 62 autobusëve.

Policia maqedonase, që lejon vetëm 100 persona në një orë, ka urdhëruar që kufiri të mos kalohet as nga refugjatët sirianë dhe ata nga Iraku, të cilët nuk janë të pajisur me pasaporta, duke e quajtur të pavlefshëm dokumentin e regjistrimit në pikat e hyrjes në ishujt grekë.

Ministri grek i Emigracionit ka deklaruar pak orë më parë se ky veprim i Shkupit është në kundërshtim me vendimet e samitit të BE-së mbajtur javën e kaluar dhe se Athina ka filluar lëvizjet e saj diplomatike.

Ndërsa presidenti i PE, Martin Shultz, në një emision për kanalin shtetëror gjerman ARD ka deklaruar se: “Nëse mbyllet korridori ballkanik, këta njerëz do të përpiqen të arrijnë në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, ose do të kalojnë nga Adriatiku për në Itali e më pas në Austri”.

“Nëse do të mbyllen kufijtë me Maqedoninë dhe Bullgarinë, Greqia do të bëhet një parking refugjatësh dhe të gjitha këto nuk do të zgjidhnin problemin”, ka theksuar Shultz.
Ndërkohë 4.080 refugjatë të tjerë që kanë mbërritur nga ishujt Lesbos dhe Hios e kanë mbetur të bllokuar në portin e Pireut, pasi autoritetet greke nuk kanë sjellë autobusë, sepse nuk dinë ku t’i çojnë për shkak të gjendjes në kufirin greko-maqedonas.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm