SHBA, del nga burgu pas 30 viteve, dy ditë më vonë vret nënën e tij

E publikuar: 22/02/2016 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tetor të vitit 1986, ishte burgosur për shkak se e vrau një burrë në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, Steven Pratt u dënua me 30 vite burg, që është dënimi më i lartë.

Pasi kreu dënimin, ai shkoi në shtëpi, ku familja kishte organizuar festë me shumë të ftuar. Mirëpo, dy ditë më vonë, policët e kanë arrestuar atë sërish, sepse vrau mamanë e tij.

“Kam dështuar. Nuk dua të më gjykojnë, sepse jam fajtor”, i ka cituar një dëshmitar fjalët e Pratt, i cili është sërish prapa hekurave. Nuk bëhen të ditura arsyet, pse ai e vrau nënën.