Trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e Granit Xhakës.
Kështu së paku raporton gazeta gjermane Bild, e cila bën të ditur se ylli i Gladbachut është një ndër objektivat e para të trajnerit spanjoll tek ekipi i ri.
Xhaka shihet si zëvendësues ideal i Fernandihnos, i cili mund të largohet gjatë verës pas raportit negativ të Guardiolës.
Kujtojmë se reprezentuesi zviceran gjendet edhe në radarin e Liverpoolit dhe Bayern Munichut.