Tifozët anglezë duket se do të jenë nga më të persekutuarit në kampionatin evropian në Francë në verë për sa i përket çmimit të biletave që ata duhet të paguajnë për të parë një ndeshje të “Tri luanëve”.
Gazeta britanike “Daily Mail” ka bërë me dije se për ndeshjet në grup tifozët anglezë duhet të paguajnë nga 6500 në 7500 euro për të siguruar një biletë në treg.
Edhe pse çmimi i biletave më të lira nuk i kalon 50 eurot, për tifozët anglezë që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë nga shitja online, çmimi në treg mund të shkojë në 300 herë më shumë!