Farat e lirit kanë fituar shumë popullaritet si një ushqim shumë i shëndetshëm. Kjo për shkak dhe të përmbajtjes së lartë të omega 3, fibrave dhe përbërësve të tjerë shumë të ushqyeshëm.
Farat e lirit lidhen me përfitime të shumta në shëndet sidomos në funksionet e tretjes, ndërsa konsiderohen dhe si parandalues të sëmundjeve të zemrës, tipit 2 të diabetit dhe kancerit. E veçanta e tyre është përdorimi i tyre në shumë ushqime dhe dieta të ndryshme.
Farat e lirit mbajnë 534 kalori për 100 gramë. Ata mbajnë 42 për qind yndyrna, 29 për qind karbohidrate dhe 18 për qind proteina.
Farat e lirit janë gjithashtu një burim i pasur me minerale dhe vitamina.
LEXO EDHE
Ushqimet që rrisin dëshirën seksuale
Parandalues i kancerit? Studimet të ndryshme dhe sidomos eksperimentet në kafshë, kanë treguar që farat e lirit mund të ndalojnë formimin e disa llojeve të kancerit si tumoret në shpinë, gji, lëkurë dhe në mushkëri.
Rritja e niveleve të hormoneve seksuale në gjak janë lidhur dhe me shfaqjen e disa kancereve.
Këto fara modestisht bëjnë të mundur uljen e këtyre hormomeve sidomos tek gratë mbipeshë dhe ul rrezikun e kancerit në gji.
Konsumimi i farave të lirit është provuar se ul dhe rrezikun nga kanceri i prostatës.