Biznesmeni dhe pronari i “Kosova Petrol” del të jetë uzurpatori më i madh i pronës publike në vend që nga pas lufte.
13 nga pikat e shitjes së derivateve të kompanisë së tij në qytete të ndryshme të Kosovës ndodhen në hapësira të uzurpuara, tregon raporti i AKP’së i uzurpatorëve të ndërmarrjeve shoqërore.
Sikur të mos mjaftonte, i njëjti, një nga bizneset e tij e zhvillon edhe në token e cila i takon “Hotel Victory” në hyrje të kryeqytetit.