Kënaqësinë që ka me mua nuk e gjen te burri i saj

E publikuar: 14/02/2016 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitin 2011, teksa isha në shtëpi, hyra në internet dhe hapa vebin “Gamezer”, për të luajtur bilardo. Shoh një adresë të një femre dhe i dërgova kërkesë për të luajtur bashkë. Hyri, filluam të luajmë… Pastaj, i shkruaj: si je, si kalon… Dhe, kështu filloi biseda. Më nuk isha i interesuar të luaja, por të komunikoja me të… I kërkova adresën dhe pa hezitim ma dha… Ishte 17 vjeçe, jetonte në Perëndim, me prejardhje nga një qytet i vogël i Kosovës. Më tregon se është e martuar dhe kishte bërë gabimin më të madh në jetë që ishte martuar në moshën 16 vjeçe. Kështu shkruan një lexues për Portalin tonë “Kosovarja”…

Në vazhdim të bisedës sonë kërkoi të më shihte edhe me kamerë. Pasi pa se me kënd bisedonte, edhe ajo e lëshoi kamerën dhe doli pamja e saj. Bionde shumë e bukur, i ngjante Tunës dhe familjarët e saj e thërrisnin Tunë. Më tregon se është e martuar. Me burrin e saj ishte njohur që kur ishte 15 vjeçe. Pa përvojë në dashuri ia kishte marrë mendtë.

“Posa u njoha me të kërkova nga babai të ma paguante biletën dhe të vija në Kosovë, që të njihesha konkretisht me të… Dhe, pasi u njoha shumë shpejt e thirra babanë dhe i thash të vinte në Kosovë se unë do martohesha. Andaj, ende pa i mbushur 16 vjet u bëra nuse…

Kur shkova në shtëpinë e burrit ata jetonin në një fshat. Ishin shumë të prapambetur. Kur bëmë seks dhe e pash lakuriq, s’më pëlqeu fare… Kur mori vesh babai erdhi në Kosovë për të më marr e jo për t’ia bërë për hajër martesën time. Por, ndodhi si ndodhi dhe ia bëri për hajër… Pas një kohe kisha dëshirë të kthehem në shtetin ku jetoja, por s’kisha si të tërhiqesha. Ai m’i lidhi këmbët, më detyroi të bëj kurorë sa ishte babai në Kosovë. Të ishte babai dëshmitar. U mërzita shumë se më nuk e doja, u mashtrova”, më tregoi ajo.

Ajo tutje më pyeti se a isha i martuar. I tregova se jam beqar, se i kisha 27 vjet, do të thotë isha 10 vjet më i vjetër se ajo. Më pyeti pse nuk jam martuar deri tash, sa të dashura i kam pasur, a kam të dashur momentalisht… Më pyeti edhe se a kam dëshirë të jetoj në Perëndim. I tregova se ëndërr imja është Perëndimi, por jo vetëm e imja…

Biseda jonë vazhdoi rrafsh një vit, derisa një ditë veç kishte vendosur të vinte në pushim në Kosovë, konkretisht te burri i saj, por pa më treguar mua. E di se disa herë më ka pyetur se në cilën kafene pijë kafe, ku rri e ku dal…

E di se disa ditë nuk ishte “online”…

Një ditë në telefon më thirri një im shok. Pasi më pyeti se ku ndodhem, më tha më prit aty… Nuk vonoi shumë dhe erdhi. Pasi edhe ai mori një pije, pas pak ktheu kokën kah dera dhe kur hyri një femër tha: “Ja, hyri kësulëkuqja…”. Ktheva kokën dhe pas meje pash një bionde, me syze, me veshje ngjyrë të kuqe… Posa u ul filloi të qeshë me tim shok, edhe pse ajo ishte me një mashkull… I thash tim shok se po të shikon “kësulëkuqja”. Ai i hapi krahët në shenjë mendjemadhësie si të ishte David Bekhami.

Pas pak dolëm nga lokali, por edhe “kësulëkuqja” me atë frajerin dolën pas nesh… Në atë moment më rrapëlloi në kokë se mos është ajo, sepse gjithmonë bisedonim duke u parë nëpërmjet kamerave…

Kur u ktheva në shtëpi, hyra në mesingjer dhe i lash një porosi. Ma ktheu në orën 2 pasmesnate. Më tha: “Mos u trego mendjemadh kur ndodhesh në kafene! Mos u bë sikur nuk më shihje!”. Menjëherë e kuptova se kishte qenë ajo… Pastaj, më tregoi se kishte ardhur në Kosovë, se kishte qenë me burrë në lokalin ku edhe ishim takuar pa e ditur unë, më tha se pak më parë burrin tim e zuri gjumi, pas seksit që bëmë, se… Më tha të takohemi nesër po në atë vend dhe do t’i them burrit se ti je një shok imi i vjetër… Ai nuk ma prish për asgjë e lëre më të takohemi në restorant…

E, ku t’ia prishte ai? Ishte një hiq karshi saj… Ishte si ndryshimi dita-nata…

Të nesërmen u takuam, pimë kafe bashkë, ne, të tre… Unë flisja për gjithçka, kurse burri i saj vetëm dëgjonte…

Në mbrëmje përsëri biseduam në mesingjer, edhe pse unë i thash se nuk është mirë ta bëjmë këtë, sepse mund të zbulohemi nga burri i saj. Që ta largoja i thash se nuk dua ta lëshoj Kosovën, se nuk dua grua që nuk është virgjine e të tjera të ngjashme, edhe pse shumë e doja dhe kisha dëshirë të bëja seks me të…

Pas disa ditësh ajo u kthye në Perëndim, e ne vazhduam me të vjetrën, deri në verën tjetër, kur erdhi përsëri për pushim te burri i saj në Kosovë. Këtë herë me insistimin e saj u takuam në hotel dhe filluam të pimë vodkë “Smirnof”. Pas dy gotave kërkova nga kamerieri të ma jepte një dhomë. U ngjitëm lart në dhomë dhe as që pritëm më gjatë: filluam me puthje, përkëdhelie, zhveshje, derisa edhe u gjendem lakuriq. Tashmë ishte 19 vjeçe dhe kishte një pjekuri të mirë seksuale…

Dhe, që të mos e zgjas shumë, nga ajo natë ajo kërkoi të martohemi, sepse kënaqësinë që e kishte pasur me mua nuk e gjen dot të burri i saj…

Prandaj, edhe nuk thonë kot: Nëse nuk e punon ti arën, e punojnë të tjerët…D. M./Kosovarja/