Kerry: Shqipëria është në rrugën e duhur

14.02.2016 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

“Shqipëria është vend mik, ne jemi aleatë dhe ndajmë interesa të përbashkëta” – kështu e ka nisur fjalën e tij sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në Tiranë, gjatë vizitës që po i bën Shqipërisë.

“Ju keni qenë me ne në sfidën tonë kundër ekstremizmit, e kundër përpjekjes për të shtrembëruar një prej feve më të mëdha në botë. Shqipëria ka qenë me ne, në sfidat tona afatgjata në Irak, Afganistan, e sidomos në koalicionin anti-terror, ku Shqipëria ka qenë që në themelim të tij”, ka deklaruar Kerry.

Sa i përket politikës së brendshme, në emër të presidentit Barack Obama dhe SHBA-së, sekretari Kerry i ka dhënë mbështetje Qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra.

“Shqipëria është duke ecur në drejtimin e duhur, sa i përket reformave të rëndësishme. Më ka befasuar miratimi i Ligjit për ndalimin e futjes së kriminelëve në sistemin politik dhe na ka befasuar angazhimi juaj për reformën në drejtësi. Ne jemi me ju, por në fund do të jenë shqiptarët që do të miratojnë ligjet dhe duhet të këmbëngulin për zbatimin e tyre”, theksoi sekretari amerikan, gjatë vizitës në Shqipëri.

Vizita e Kerryt nisi me takimin në Rinas me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, e cila zgjati pak minuta, duke shënuar një precedent protokollar, pasi për herë të parë presidenti i Republikës pret një personalitet në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Më pas, sekretari Kerry u takua me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe me kryeministrin Edi Rama.

Përveç marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Rama vuri në pah angazhimin e Qeverisë që udhëheq për reformat.

“Brenda muajit mars do të miratojmë ndryshimet kushtetuese për Reformën në drejtësi”, deklaroi Rama.

John Kerry është sekretari i pestë amerikan i Shtetit, që viziton Shqipërinë.

Very pleased to be visiting #Albania today & grateful for warm welcome from President Nishani. pic.twitter.com/6pjmm1oX2F

— John Kerry (@JohnKerry) February 14, 2016
Në agjendën e takimeve të sekretarit Kerry në Tiranë, nuk parashikohet takimi me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, dhe as mbajtja e një fjalimi në Parlament, siç ka ndodhur me paraardhësen e sekretarit Kerry, zonjën Hillary Clinton, kur vizitoi Tiranën në vitin 2012.

Qeveria shqiptare ka respektuar marrëveshjen dypalëshe për marrjen e rreth 1200 muxhahedinëve iranianë, për të cilët ka rënë dakord edhe opozita.

Nuk është hera e parë që Shqipëria ndihmon SHBA për një çështje të tillë.

Në vitin 2012, gjatë vizitës së atëhershme të sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton, Qeveria e ish-kryeministrit Berisha, iu përgjigj pozitivisht kërkesës për strehimin e 210 Muxhahedinëve, përfaqësues të opozitës iraniane, të cilët gjendeshin në ekzil në Irak.

Grupi i parë kishte mbërritur në Tiranë në vitin 2013.

Vizita e sekretarit Kerry pritet të zgjasë rreth 4 orë, kurse po zhvillohet nën masa të larta sigurie, për ç’gjë janë angazhuar rreth 1,550 forca të policisë.

Vizita e parë e një sekretari amerikan në Shqipëri daton me ardhjen e James Bakerit, në vitin 1991, kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.

Në vitin 1998, Shqipërinë e vizitoi sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Allbright. Në vitin 2003, Shqipërinë e vizitoi sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell, kurse në vitin 2012, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, transmeton rel.

Vizita më e rëndësishme e një zyrtari të lartë nga SHBA-ja, është ajo e presidentit të atëhershëm, George W Bush, më 7 qershor të vitit 2007.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit