Tregtarët kushtëzojnë prodhuesit

13.02.2016 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tregtarët kushtëzojnë prodhuesit

Disa udhëheqës të kompanive prodhuese në Kosovë, tregojnë se për të plasuar produktet e tyre në markete dhe në qendra tregtare, kushtëzohen nga tregtarët me mjete materiale, ose që dërgesën e parë ta vendosin falas në vitrinat ekspozuese.

Të gjendur në një situatë ku pengesë është edhe konkurrenca jo e drejtë, kompanitë prodhuese për t’i mbijetuar falimentit, janë të detyruar t’i pranojnë edhe këto kushtëzime.

Këto shqetësime disa herë i kanë ngritur edhe udhëheqës të Odës Ekonomike të Kosovës, sipas të cilëve, prodhuesit në Kosovë, po ballafaqohen me probleme të jashtme dhe të brendshme.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke treguar presionet që u bëjnë tregtarët prodhuesve, thotë se kjo paraqet vështirësi në zhvillimin e veprimtarive të tyre.

“Tregtarët kërkojnë që dërgesa e parë të jetë gratis; e dyta, kompanitë tregtare vendosin për çmimin e prodhimit vendor, sepse përmes këtij çmimi i mbrojnë përfaqësitë e tyre nga kompanitë e huaja”.

“E treta, kompanitë vendore duhet të paguajnë me para ekspozimin e produkteve në markete; dhe e katërta, është koha e pagesës që e determinon tregtari dhe jo prodhuesi. Dhe, në fund të vitit të duhet të ulen të bisedojnë për një provizion ose për një shumë të parasë që duhet t’i jepet prapë tregtarit”, thotë Gërxhaliu.

Ramadan Gërxhaliu është pronar i kompanisë prodhuese “Inxhiniering – Prokim”, kompani kjo që bën prodhimin e dhjetëra produkteve higjienike dhe ushqimore.

Gërxhaliu tregon për Radion Evropa e Lirë, se vetëm për t’i futur për herë të parë produktet e tij në dyqane të ndryshme në Kosovë, fillimisht duhet paguar 200 euro, e më pas vijnë kushtet tjera.

“Në çdo market që i dërgojmë produktet, faturën e parë duhet ta lëmë grastis, e dyta, për të hyrë në market për herë të parë kërkohen nga 200 euro dhe për çdo barkod kërkohen 41 euro. Kurse, kompania jonë ka rreth 30 produkte dhe vetëm në një market të hyjë, më kushton deri në 500 euro”, tregon Ramadan Gërxhaliu.

Pronari i kompanisë përpunuese të mishit “Meka”, Burim Pirraj, tregon se ka raste kur tregtaret kërkojnë mjete materiale, por ai shpreh shqetësimin se kompanitë tregtare hapësirë të veçantë në vitrinat e tyre ekspozuese u rezervojnë produkteve të importuara.

“Ata i anashkalojnë produktet vendore, për arsye se i kanë përfaqësitë e produkteve të huaja dhe prodhuesit ndërkombëtarë u bëjnë vazhdimisht presion për shitje sasiore, ose e ndërrojnë personin që bën distribumin e produkteve të tyre. Kështu që ata vazhdimisht janë nën trysnin e tyre dhe u japin hapësira më të mira në marketet e tyre”, thotë Pirraj.

Ndryshe, përveç kushtëzimeve që prodhuesve u bëjnë tregtarët në vend, sektori i prodhimit dhe përpunimit disa herë ka përmendur si sfidë edhe mungesën e energjisë elektrike, kamatat e larta për kredi, konkurrencën jo të drejtë dhe politikat fiskale jo shumë të favorshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë, largohet për t’u kthyer në Hagë

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë, largohet për t’u kthyer në Hagë

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda