Avokati i Popullit letër Evropës për pensionet e kosovarëve në Serbi (Dokument)

11.02.2016 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot opinionin drejtuar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, për mos ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), për rastin Grudiq kundër Serbisë, numër 31925/08 (2012). (Letra e Avokatit te Popullit)

Në deklaratën hyrëse të këtij Opinioni, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e tij për mos përmbushjen e obligimeve të Republikës së Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës, sipas aktgjykimit të GJEDNJ-së, në vitin 2012, për rastin Grudiq kundër Serbisë.

Lexo Opinionin e plotë të Avokatit të Popullit
Aktgjykimi i GJEDNJ-së në rastin Grudiq kundër Serbisë, sipas Avokatit të Popullit, është aktgjykim parimor, me të cilin Serbia është e obliguar t’i kompensojë në mënyrë të njëjtë, sipas aktgjykimit të lartpërmendur, pensionet kontributpaguese, pensionet invalidoretë punës dhe pensionet familjare, për qytetarët e Kosovës, të cilët i kanë gëzuar këto pensione deri në vitin 1999, kur edhe janë ndërprerë nga Serbia në mënyrë arbitrare.

“Serbia në vazhdimësi ka dhënë arsyetime për t’i ikur zbatimit këtij aktgjykimi të GJEDNJ-së, përkundër detyrimit për respektimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e së këndejmi obligimit për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së”, thuhet në opinionin e dërguar nga Avokati i Popullit drejt Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në anën tjetër, sipas institucionit të Avokatit të Popullit, duke marrë parasysh se deri më tani, institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e kanë ngritur këtë çështje në instanca përmes të cilave do të kërkohej zbatimi i aktgjykimit të GJEDNJ-së dhe, së këndejmi, për gjithë rastet tjera të kësaj natyre, Avokati i Popullit e ka parë të arsyeshme të jap këtë opinion, duke u bazuar në Rregulloren e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që ka të bëjë me mbikëqyrjen e ekzekutimit të aktgjykimeve.

Opinioni i Avokatit të Popullit sqaron sfondin ligjor dhe kronologjiklidhur me çështjen në fjalë dhe konkludon se, në mënyrë që Republika e Serbisë të sillet në përputhje të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin Grudić kundër Serbisë,autoritetet serbe duhet:

(1) Të rivlerësojnë gjithë aplikacionet e qytetarëve të Kosovës për rinisjen e pagimit të pensioneve, në rastet kur aplikimet janë hedhur poshtë, për shkak se ata kanë marrë Pensionin bazik, të parashikuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/35.

(2) Të njoftojnë publikisht, në dobi të qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk kanë aplikuar për rinisjen e pagimit të pensioneve, se fakti që kanë marrë Pensionin bazik, të parashikuara me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/35, nuk do të konsiderohet më kriter përjashtues.

(3) Të njoftojnë publikisht se përfituesit e tanishëm të pensioneve kontributpaguese të moshës nga Republika e Kosovës, ndonëse nuk do të kualifikoheshin për rinisjen e pagimit të pensioneve nga Republika e Serbisë, prapëseprapë mund të kualifikohen për kompensimin e kësteve të papaguara, përfshirë kamatën ligjore, për periudhën kohore para se ata të fillonin të merrnin pension nga Republika e Kosovës

(4) Të marrin vendime pozitive për rinisjen e pagimit së pensioneve në rastet kur qytetarët e Kosovës plotësojnë kriteret origjinale të parapara me ligj për të marrë pensionet nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor(SPDIF)dhe të cilët për momentin nuk marrin pension kontributpagues të moshës nga Republika e Kosovës.

(5) Të paguajnëplotësisht këstet e papaguara, përfshirëkamatën ligjore, qytetarëve të Kosovës, pensionet e të cilëve ishin ndërprerë kundërligjshëm, duke llogaritur kompensimin nga data kur pensionet janë pezulluar, deri në datën kur (a) këto pensione nisën të paguheshin nga ana e Republikës së Serbisë, ose (b) aplikantët filluan t’i marrin pensionet kontributpaguese të moshës nga Republika e Kosovës.

(6) Të qartësojnë saktësisht se mungesa e çfarë dokumentacioni është shkaktare për hedhjen poshtë nga Republika e Serbisë e 84.3% të aplikacioneve nga qytetarët e Kosovës si jo të kompletuara dhe, nëse është e nevojshme, të pranojnësi të vlefshëm, dokumentacionin nga Republika e Kosovës, me qëllim që të zbatohet plotësisht aktgjykimit Grudiq.

(7) Të ndërmarringjithë masat e domosdoshme për të transferuar në Republikën e Kosovës,të gjitha kontributet që janë paguar nga qytetarët e Kosovës para vitit 1999 dhe që kanë mbetur në posedim të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (SPDIF), si një zgjidhje afatgjatë për të siguruar qëndrueshmërinë e pagesës së pensioneve të qytetarëve të Kosovës,të cilët kanë dhënë contribute në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (SPDIF), në pajtim me ligj.

Ky Opinion i Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës paraqet rastin e parë kur një institucion kombëtar i të drejtave të njeriut, i drejtohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, bazuar në Rregullën 9-të Rregullores që ka të bëjë me mbikëqyrjen e ekzekutimit të aktgjykimeve, për zbatimin e një vendimi të GJEDNJ-së kundrejt një vendi të tretë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare