De Biasi “sponsorizon” Rashicën për Napolin

07.02.2016 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

E përditshmja italiane, Corriere Dello Sport i kushton një hapësirë të madhe talentit shqiptar, Milot Rashica, i cili është vënë në radarët e Napolit. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa që aktualisht luan për Vitessen po zhvillon një sezon fantastik duke tërhequr vëmendjen e skuadrës italiane që pritet ta nisë ofensivën në merkaton e verës. Për të mbështetur 20-vjeçarin kuqezi zbret në fushë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, i cili e pranon se sulmuesi i lindur në Kosovë po monitorohet edhe nga stafi i tij. “Ne po e vëzhgojmë. Është gati për një skuadër italiane.

Për nga karakteristikat i ngjan sulmuesit të Napolit, Callejon, sidomos fizikisht. Është një element që mund t’i bëjë punë Napolit në të ardhmen”, thekson De Biasi në intervistën dhënë për “Corriere Dello Sport”. Gjatë këtij sezoni, Rashica ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar tre asiste por aktualisht po qëndron në infermieri për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen kundër Ajaxit. “Duhet të rikuperohet dhe të fitojë formën fizike dhe unë jam i bindur se do të rikthehet në fushë për të treguar klasin e tij. Është një djalë me këmbë në tokë dhe mbi të gjitha ka një familje të mirë. Të gjitha këto janë garanci për një lojtar të moshës së tij”, përfundon komentin e tij trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Video Player

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit