Pacolli: Të trajtohet alternativa e rimëkëmbjes së gjeneratorëve të Kosova A!

06.02.2016 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli:  Të trajtohet alternativa e rimëkëmbjes së gjeneratorëve të Kosova A!

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se është ai që nga viti 2006 insiston që Kosova A nuk duhet të anulohet nga harta ekzistuese e gjeneratorëve të energjisë si objekt.

Pacolli ka thënë se me një intervenim shuam të vogël e gjithë infrastruktura është e përdorshme dhe se mund të instalohej teknologjia e re, saktësisht gjeneratorët e rinj sipas standardeve të kërkuara mjedisore.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në rrjetin social Facebook:

“Qeveri, trajtojeni alternativën e rimëkëmbjes së gjeneratorëve të Kosova A!

Që nga vitit 2006 unë insistoj që Kosova A nuk mund të anulohet nga harta ekzistuese e gjeneratorëve të energjisë si objekt. Sipas kalkulimeve të njohura, pjesa ndërtimore dhe e infrastrukturës përbën 35 deri 40% të kostos së një termocentrali të ndërtuar nga fillimi. E gjitha infrastruktura dhe fondamentet e gjeneratorëve të A (A1 deri A5), me një intervenim shumë të vogël janë të përdorshme dhe shërbejnë si bazë mbi të cilat do të instalohej teknologjia e re, gjegjësisht gjeneratorët e rinj, konform standarteve të kërkuara mjedisore.

Po e shoh me vlerësim se Vetëvendosja në dy ose tre raste, edhe këto ditët e fundit, po flet në këtë linjë dhe unë i them se përqafimi i qëndrimit tim është i drejtë.

Sipas vizionit tim, ne do të ndërtonim mbi këto fondamente katër agregatë për një total prej 680MGV për një kosto tërësore prej 850 milionë euro. Agregati i pestë ose Kosova A1 do të përdorej si gjenerues i rrymës elektrike për përdorime riprodhuese të katër agregatëve të tjerë dhe si gjenerues bukur i madh i ngrohjes për qytetin.

Kostoja tërësore që do të kursehej (mbi 600 milionë euro )do të ishte argumenti i arsyeshëm që qeveria menjëherë të ndërronte programin e vet operues në këtë drejtim. Kjo është dhe një arsye të mos të pritet kot për një investim fantazëm prej mbi 1 miliardë e gjysmë euro në Kosovë” (sic.), ka shkruar Pacolli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë