Fitorja e parë për vitin 2016-të vjen me goleadë për Borussia Moenchengladbach. Skuadra e drejtuar nga Andre Schubert rigjeti ritmin pas dy humbjesh radhazi, pasi kaloi me shifrat e thella 5-1 Werder Bremen-in në Borussia Park. Një fitore shumë e rëndësishme kjo që e ngjiti Gladbahun në vendin e 4-t të klasfikimit . Në sfidën që hapi javën e 20-të të Bundesligës, 12 minuta i mjaftuan vendasve për të kaluar në avantazh. Ishte Lars Stidl që pas një asisti perfekt të Thorgan Hazard i dha epërisinë Gladbahut. Në minutën e 31-të qëndrmbrojtësi danez Christensen u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë drejt rrjetës një top të marrë nga Dahoud. Me avantazhin 2-0 të Gladbahut u mbyll pjesa e parë. 5 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, Borussia gjeti edhe golin e tretë dhe ishte sërish danezi Christensen ai që mposhti portierin e Werderit, Ëiedëald. 6 minuta më pas Claudio Pizzarro mbajti me shpresë miqtë teksa realizoi golin e parë për skuadrën nga Bremeni me 11-metërsh. Por ishte braziliani Raffael me një tjetër penallti ai që realizoi golin e 4-1 në minutën e 70 duke i dhënë goditjen përfundimtare Werderit. Në të 88-tën kishte vend edhe për golin e 5-të të realizuar nga Nordveit. Në Borussia Park gjithcka u mbyll me suksesin 4-1 të Gladbahut që u ngjit në kuotën e 32 pikëve.